Noizy: Nuk vjedh populli por organizatat

Noizy ka qënë në Durrës ditën e djeshme ku në disa video të postuara nga ai vetë shihej duke gatuar makarona e më pas ia shpërndan banorëve.

Në një postim në Instagram Noizy shkruan se kanë filluar të vidhen ndihmat që janë vënë në dispozicion të njerëzve që janë prekun nga tërmeti. “Një sqarim: Nuk vjedh populli por organizatat. Mos të keqkuptohemi, prandaj është mirë tu jepet ndihma direkt familjeve”, shkruan reperi.