Noizy nuk pyet për modesti: “Çova reperin shqiptar në tjetër nivel”

Reperi i i famshëm Noizy ka postuar një foto duke bërë simbolin e shqiponjës, të shoqëruar me statusin: “Çova reperin shqiptar në tjetër nivel”. Në këtë punë nuk ka vend për modesti nga Noizy, pasi ai prej vitesh komentohet ndër më të mirët.
Projektet e Noizyt duket se nuk kanë të ndalur, pasi reperi sapo ka publikuar klipin “Toto”. Bëhet fjalë për një këngë tipike verore, që u këndohet vajzave, pijes e festave. Kjo këngë e reperit Noizy në bashkëpunim me Raf Camora, vjen menjëherë pasi ai lançoi këngën “Drejt Suksesit” me këngëtarin Alban Skënderaj. Në klipin e këngës Toto, reperi ka mbledhur vajza tejet ekzotike, ndërsa pjesa e reperit Raf Camora është në gjuhën gjermane. Nga një kërkim i thjeshtë i ekipit të Prive, del që “Toto” në latinisht do të thotë “të gjitha”, ndërsa e përshtatur në tekstin shqip, refreni i Noizyt do të thotë “ajo mi dha të gjitha”.