Noizy largohet për pak kohë

Reperi nga Shqipëria, Noizy, e mbaroi me kaq sezonin…Gjatë gjithë muajve të nxehtë, artisti ka pasur shumë koncerte anë e mbanë trojeve shqiptare. Ai solli projekte të reja mes tyre disa bashkëpunime duke veçuar ‘Toto’ që u shëndrrua në megahit, në duet me reperin gjerman Raf Camora. Sot, Noizy postoi një fotografi në Instagram me përshkrimin: ‘deri herën tjetër’, duke zbuluar se ka nisur pushimet pas një periudhe të lodhshme verore. Ai nuk e bëri të ditur lokacionin e as nga kush po shoqërohet, megjithatë ajo që dihet është reperi s’do kthehet për koncerte për pak kohë, shkruan Prive. Kujtojmë që shumë shpejtë pritet të nxirret bashkëpunimi i tij me Dafina Zeqirin, dhe këtë e kanë konfirmuar të dy duke publikuar pak nga kënga e re në rrjetet sociale.