Noah, fëmija që erdhi në jetë në ditën e 21-të, vitin 21 e shekullin 21 është bebi i kësaj këngëtareje

Ylli i muzikës, Kelly Rowland është bërë nënë për herë të dytë. Përmes një postimi në Instagram, artistja 39-vjeçare bën me dije se vogëlushi Noah erdhi në jetë në ditën e 21 të vitit të 21-të, në shekullin e 21.

Në foton e postuar në Instagram-in e saj, djali shfaqet përkrah vëllait më të madh, 6-vjeçarit Titan Jewell, i cili duket shumë i lumtur.

“Jemi tepër mirënjohës” shkroi Rowland bashkangjitur me foton, ndërsa falenderoi të gjithë për mesazhet e dashurisë, në këtë kohë të gëzueshme për familjen e saj.

Kelly Rowland është e martuar me menaxherin e saj, Tim Weatherspoon-in. Ata e nisën lidhjen e tyre në vitin 2011 dhe u martuan në maj të 2014-ës. Po atë vit, erdhi në jetë fëmija i tyre i parë. Lidhur me shtatzëninë e dytë, teksa foli për “Women’s Health”, Kelly tregoi se u step disi për të dhënë lajmin e gëzueshëm, për shkak të pandemisë dhe gjithçkaje tjetër që ndodhte dhe transmetohej në lajme.