Një vajzë tregon të pasmet në klipin e Genc Prelvukajt, këngëtari sulmohet keq

Një ditë më parë, këngëtari i njohur Genc Prelvukaj publikoi projektin më të ri muzikor me titull “Dilema”, e cila u prit mjaft mirë nga publiku.Kënga ka arritur në 146.862 klikime, por ka marrë edhe mjaft kritika për videoklipin e saj. Në klip shfaqet një vajzë e veshur me rroba banje duke ekspozuar hiret e saj. Mesa duket fansat i kanë dërguar mesazhe këngëtarit në “Instagram”, duke i thënë se pse duhet që klipi të fokusohet te të pasmet e femrës. Lidhur me këto mesazhe, Genci ka vendosur që të reagojë nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Instagram”. Aty ai rreshton pesë arsye se përse videoklipi i “Dilema” nuk ka asgjë të ekzagjeruar. Madje ai ka shtuar se ky klip është lejuar nga kanali i “Youtube” dhe çdo gjë është në rregull.

“Shume mesazhe ne inbox per videospotin. Dikujt i pelqen shume e dikujt jo. Per shkak te respektit po e shkruaj kete sqarim per ata qe kane dyshime ose kritike.

E para: Nuk ekziston asnje pune ne muzike qe permbledh krejt njerezit. Cdohere, secili material i ka perkrahesit e vet e kritikuesit poashtu.

E dyta: Eshte pune shijesh. Kur publikova klipet A tmerr malli, 365 pa ty etj kishte njerez qe me kritikonin me fjalet ” pse maleve” dhe kerkonin dicka me provokative. Tani kur e servoj provokativen pjesa tjeter kritikon.

E treta: Youtube nuk lejon skena te ekzagjeruara. Nje pjese e bllokon komplet ndersa pjesen tjeter nuk e monetizon. Ne rastin e Dilemes Youtube e ka lejuar dhe monetizuar keshtu qe eshte cilesuar si video brenda normave etike.

E katerta: Nese videoklipi nuk ju ka pelqyer degjojeni kengen sepse ne fund te fundit kenget mbahen ne mend dhe jo klipet.

E pesta: Faleminderit juve qe perkunder shijeve te ndryshme vleresoni punen time nder vite!

P.S. Ju qe nuk e keni degjuar kengen e keni ne link ne bio ose direkt ne Youtube. Shpejt edhe ne platformat tjera.

“Love you all”, shkruan këngëtari krahas një video të shkurtër të klipit./Panorama Plus