Një shok si Roan për gjithë jetën, Majk i kalon shëtitjet më të bukura me të birin

Reperi i njohur kosovar, Majk ka ndarë herë pas here momentet më të ëmbla me të birin, Roan, i cili tani është rritur dhe duket se e shoqëron kudo.

Majk ka publikuar disa video nga makina e tij ku duket se në vendin e pasagjerit është ulur Roan që kërcen me muzikën që babi ka vënë në sfond.

Mes shumë zgjedhjesh në supermarket, i vogli ka zgjedhur të marrë shumicën e lodrave ndonëse Majk i ka thënë se duhet të marrë vetëm një.

Me siguri këto janë momentet më të bukura për reperin, i cili tashmë ka pranë shokun e tij më të mirë të jetës, të birin./revistawho.com