Një kirurg zbulon 4 ndërhyrje estetike, që burrat bëjnë tek penisi!

Pasiguria rreth madhësisë së penisit është diçka që e përjetojnë shumë burra. Në fakt, është mjaft e zakonshme që dismorfia e penisit të cilësohet si një çrregullim jo pak i njohur. Megjithatë, nuk është vetëm madhësia. Sipas kirurgut Anthony Youn, sa vjen e më shumë djem po i nënshtrohen operacioneve estetike për të përmirësua pamjen e organit gjenita në disa mënyra.

4 procedura më të njohura janë këto:

#1 – Skrotoks

“Scrotoks” është termi që mjekët përdorin kur injeksojnë botoks në skrotum. Kjo mund të bëjë që muskujt që ndodhen poshtë lëkurës së skrotumit të relaksohen, shpjegon dr. Youn.

“Mund të ndihmojë në zbutjen e skrotumit dhe ta bëjë që të qëndrojë fare pak më poshtë.”

Ndërsa burrat që kanë kryer procedurën e skrotoks përmendin shumë rezultate pozitive nga zvogëlimi i djersitjes së organeve gjenitale deri te rritja e kënaqësisë gjatë seksit, mjekët paralajmërojnë se një sktroum i varur pak më poshtë, mund ta bëjë penisin të duket më i shkurtër.

#2 – Skrotoplastika

Në skrotoplastikë, kirurgu do të presë lëkurën e tepërt nga skrotumi, që do të thotë se ajo do qëndrojë më lart dhe më afër trupit. Është si një procedurë “facelift”, por jo për fytyrën. Disa nga përfitimet e raportuara të një skrotoplastike përfshijnë një pamje të përmirësuar estetike të skrotumit dhe parandalimin e bllokimit apo zhvendosjes së indeve të skrotumit.

#3 – Mbushje penile

Injeksionet e mbushjes penile bëjnë pikërisht atë që prisni: Ato e bëjnë penisin më të madh. Në mënyrë të veçantë, ndihmojnë në krijimin e më shumë harku, duke zgjeruar penisin.

Këto janë të njëjtit mbushës që përdoren në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit. Zakonisht zgjasin nga 6 muaj në rastin më të keq deri në 2 vite në rastin më të mirë. Vlen të theksohet se këta mbushës nuk janë aprovuar zyrtarisht nga FDA për këtë përdorim specifik.

#4 – Kirurgjia e zgjatjes së penisit

Ndërsa injeksionet e mbushjes mund të zgjerojnë penisin, krijimi i gjatësisë shtesë kërkon një ndërhyrje kirurgjikale shumë më invazive dhe drastike. Kjo procedurë përfshin prerjen e ligamentit në majë të penisit, duke e lejuar atë të zgjatet pak. Pastaj, për të parandaluar shërimin dhe lidhjen e ligamentit përsëri, peshat bashkohen me penisin (4.5 kilogramë ose më shumë) për ta shtrirë/tërhequr atë.

Ndonëse kjo procedurë mund të jetë e nevojshme për disa pacientë, kryerja e kësaj ndërhyrjeje vetëm për qëllim estetik është “diçka krejt tjetër”. Operacionet për zgjatjen e penisit nuk janë procedura që sugjerohen lehtësisht, ndonëse vitet e fundit vihet re një tendencë për t’i kryer, ato përsëri mbeten të rralla. Përpiquni të jini të lumtur me jetën tuaj seksuale, edhe me veten, pa menduar për këtë.

Burimi: Men’s Health

/Anabelmagazine