Një divorc fals mes Cardi B dhe Offset? Fansat kanë shumë arsye ta mendojnë diçka të tillë

Ndarj mes Cardi B dhe Offset mund të jetë krejt false dhe dyshimet për këtë i shtoi datëlindja e reperes. Në 28-vjetorin e Cardi B, nuk mungoi Offset si i ftuar special dhe këtë e tregoi vetë ky i fundit nëpërmjet disa postimeve në Instastory.

Por, kjo nuk është e gjitha. “Ish” çifti kanë shkëmbyer puthje romantike, duke shtyrë kështu fansat të mendojnë se ‘divorci’ mes dyshes është fals. Gjithashtu, mësohet se reperi i ka blerë Cardi B një automjet ‘Rolls Royce’, në sediljet e së cilës është qendisur emri i vajzës 2-vjeçare të çiftit, Kulture. Jo më larg se muajin e kaluar, reperja u shpreh se ndihet shumë e lumtur me statusin ‘single’, por duket se gjithçka ka ndryshuar. Ajo dhe Offset duket se nuk kanë pësuar ndonjë krizë në çift dhe se gjithçka do rregullohet mes tyre.

View this post on Instagram

#cardib #offset #cardibandoffset #birthday

A post shared by Cardi B and Offset (@cardiboffsetworld) on

Gjithsesi, mbetet për tu parë se ç’do të ndodhë në vijim mes çiftit. Fansat po shpresojnë që tentativat për divorc janë relisht false… /News31