Nisin mbledhjet në “Portokalli”, Salsano Rrapi dhe Altin Basha nuk ikin nga “Top”

Disa ditë më parë, lajmi se aktori Salsano Rrapi dhe regjisori Altin Basha u larguan pas shumë vitesh nga “Portokalli” bëri xhiron e mediave.

Asnjë nga të dy nuk është prononcuar për këto lajme, megjithatë duket se këtu nuk ka asgjë të vërtetë.

Burime për revista “Who” pohojnë se gjatë mbledhjeve të “Portokalli” ditët e fundit kanë qenë të pranishëm edhe Salsano Rrapin me Altin Bashën.

Kujtojmë se ditën e djeshme aktori Rezart Veleshnja zbuloi se emisioni i humorit do të rikthehet në tetor për sezonin e ri, ndaj deri atëherë na mbetet të presim për të parë çfarë po ndodh në të vërtetë aty.