Nis lidhjen e re pak muaj pas ndarjes? Madonna shfaqet në publik me mashkullin misterioz që duket si sozia e ish-bashkëshortit të saj

Madonna ka ngritur dyshime se ka nisur një lidhje të re pak muaj pas ndarjes nga 28-vjeçari Ahlamalik Williams. Ajo u fotografua teksa doli për darkë në Siçili me një burrë që kishte një ngjashmëri të jashtëzakonshme me ish-bashkëshortin e saj Guy Richie.

Interpretuesja e hitit “Material Girl” tërhoqi vëmendjen me fustanin e saj plot ngjyra, ndërsa krah për krahu me burrin misterioz. Madonna – e cila festoi ditëlindjen e saj të 64-të para disa ditësh– i shtoi një ekstra ngjyra pamjes së sa, me një palë taka ngjyrë blu të ndezur.

Këngëtarja mbante një kapelë në kokë dhe aksesorë të shumtë. Personi që e shoqëronte kishte veshur pantallona të kuqe me pika të bardhë dhe një këmishë gri.

Dalja e Madonnas me këtë mashkull misterioz vjen katër muaj pasi u nda me të dashurin e saj shumë më të ri. Mbretëresha e muzikës pop ishte në lidhje me kërcimtarin për pothuajse katër vjet pas takimit të parë në vitin 2015. Sidoqoftë, nuk ishte hendeku i moshës 35-vjeçare midis artistes dhe balerinit që shkaktoi probleme sipas raportimeve, pasi ish-çifti thuhej se ishin ndarë gjatë periudhës së izolimit të COVID-19. “Madonna është futur në një jetë të ngarkuar shoqërore dhe është takuar me miqtë dhe familjen e saj pas ndarjes”, pohoi një burim për tabloidin britanik The Sun.

Thuhet se diva e muzikës ka udhëzuar ekipin e saj që t’i gjejë një partner- me kushtin që të jetë ende në të 20-at. Një burim i tha ‘Heat’: “Madonna nuk ka asnjë interes për të takuar dikë të moshës së saj. Atë nuk e tërheqin flokët gri apo rrudhat. Ajo dëshiron një djalë me trup të fortë dhe të nxehtë në të njëzetat – dikush që mund të vazhdojë me të. Ajo ka kërkuar që ekipi i saj t’i gjejë një sërë opsionesh.

Dyshja thuhet se u takuan kur Williams kërceu për Madonnën në turneun e saj ‘Rebel Heart’ në vitin 2015. Përpara Williams, Madonna ka dalë me balerinin Brahim Zaibat, 35 vjeç , deri në vitin 2013. Më pas u lidh me trajnerin personal Timor Steffens, 34 vjeç, në 2014.