Ngjarja tronditëse në azilin e Pejës, Stresi me një ‘këndvëndshtrim’ ndryshe nga personazhet e tjerë: Edhe unë kam nënë por…

Skandali në azilin e Pejës ku u publikuan pamjet e rënda të shpërndara në media ku tregonin infermieren teksa i mbante duart të moshuarës dhe e dhunonte në fytyrë, ndërsa disa vajza të tjera qeshnin, e njëra prej tyre filmonte, nuk do të harrohen lehtë.

Videoja e publikuar tronditi mbarë opinionin publik dhe solli reagime të shumta nga personazhe të njohur të cilët dënonin veprimin skandaloz të infermieres.

Mirëpo së fundmi ka reaguar dhe Arkimed Lusha ose ndryshe i njohur si Stresi, i cili mesa duket ka një ‘këndvdështrim’ ndryshe nga kolegët e tij.

Nëpërmjet një postimi në ‘InstaStory’ reperi shprehet se përveç gabimit të pafalshëm të infermieres, fajine kanë dhe famijarët e të moshuarës. Këngëtari shprehet se prindi nuk duhet braktisur asnjhëerë dhe duhet respektuar deri në fund.

“E dënojmë shpirtërisht atë gjest në Pejë dhe le të marrë dënimin maksimal në bazë të Ligjit të Republikës së Kosovës, edhe unë kam nënë dhe nuk ka gjë më të shtrenjtë se nëna, por keni parasysh diçka.

Nëse e do prindin kurrë mos e braktis duroje siç të ka duruar ajo dhe një prind nuk e meriton të braktiset por ta duash e ta respektosh deri në fund të jetës, unë në këtë parim jam rritur besoj dhe shumica e shqiptarëve kështu që fajin më të madh e ka ajo vajza që përdori dhunë dhe si falet, por faj ka edhe fëmija që e braktis nënën e vet”,- u shpreh ai.