“I ngjan kopje të atit!”, Adelina Tahiri zbulon për herë të parë fytyrën e djalit

Këngëtarja Adelina Tahiri është duke shijuar momente mjaft të veçanta të mëmësisë. Rreth një muaj e gjysmë më parë, ajo solli në jetë djalin e saj që e quajti Jon. Adelina është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku publikon foto e video të ndryshme të birit, por gjithnjë e kujdesshme që të mos i tregojë fytyrën. Së fundmi, profili “Vipat Shqiptarë” në rrjetin social “Instagram” ka zbuluar për herë të parë portretin e vogëlushit. Por edhe te kjo fotografi e publikuar nga kjo faqe, djali shfaqet me sytë e mbuluar me një emoji në formë syzesh. Ndërkohë komentuesit kanë shkruar se djali i ngjan të atit, avokatit maqedonas Serjoza Markov.