Nga Xhemi Shehu tek Turjan Hyska, fotot e darkës speciale të VIP-ave në ambient shtëpie

Mbrëmjen e kaluar Klea Huta, Elgit Doda, Orinda Huta, Turjan Hyska, Xhemi Shehu dhe trajneri i tyre i fitness-it, Edmond Stafa janë bërë bashkë për një darkë speciale. Në shoqërinë e njëri-tjetrit, personazhet e njohur publikë që ndajnë miqësi të mirë së bashku kanë publikuar momente nga mbrëmja në ‘Instagram’. Të veshur thjesht, siç rrallëherë i kemi parë dhe duke konsumuar ushqim të mirë, ata e kanë shijuar çdo gjë në maksimum, shkruan Who. Nëse ka një arsye të veçantë për takimin e tyre këtë nuk e dimë me siguri, por çfarëdo qoftë ajo që i ka bërë bashkë, na ka shtuar dëshirën për t’i parë më shpesh në shoqërinë njëri-tjetrit.