Nga largimi i Bora Zemanit nga “Treshat”, te marrëdhënia me mamanë e Jonidës, Romeo na zbulon disa të pathëna!

Aktori i njohur, Romeo Veshaj i perfolur se fundmi ne media per lidhjen e tij me Jonida Maliqin na konfirmoi se Bora Zemani perfundimisht eshte larguar nga ‘Treshat’, pasi i dha fund lidhjes me Donaldin.

Ne një intervistë për “Revista Who”, Romeo teka i ka uruar suksese ne rrugetimin e saj te Top Channel, tha se sebashku me Donaldin po bëhet gati për sezonin e ri i cili do jetë plot surpriza. Nuk dihet nëse kanë në plan të zëvendësojnë Borën me ndonjë moderatore tjetër, por na mbetet për tu parë.

“Ashtu sikurse e dinë të gjithë Bora nuk është më pjesë e emisionit, me këtë rast i uroj shumë suksese dhe ne sigurisht që do vijojmë rrugëtimin tonë plot risi dhe supriza këtë sezon të ri. Unë dhe Donaldi jemi duke punuar paralelisht për një projekt të dytë, i cili do të dalë në transmetim në javën e parë të tetorit. Është një “Late Night Show” mjaft popullor, tek i cili do të ngjisim në skenë dhe një aktore shumë të dashur të publikut shqiptar ndër vite. Do të jetë një “show” që do të ketë në vëmendje gjithë familjen. Ju mbetet vetëm të prisni”– tha Romeo.

Me tej ai ka folur mbi marrëdhënien me mamanë e Jonidës që të gjithë e duan aq shumë, pas ekspozimit që këngëtarja i bën në rrjetet sociale.

“Mamaja e Jonidës është aq pozitive sa është e vështirë mos ta duash dhe është kënaqësi të bisedosh me të. Kemi një raport të veçantë dhe unik.”