Nevina Shtylla shtatzënë? Moderatorja reagon publikisht dhe i mbyll gojën të gjithëve: Është kthyer në modë

Nevina Shtylla është mjaft aktive në rrjetet sociale. Moderatorja e dashur për publikun shqiptar ndan momente me ndjekësit nga jeta personale dhe profesionale.

Së fundmi, ajo postoi një foto e veshur me fustan të zi me pika të bardha në pjesën e barkun duket i fryrë.

Kjo ka nxitur ndjekësit të mendojnë se moderatorja është në pritje të ëmbël.

Por Nevina Shtylla i hodhi poshtë thashethemet duke u shprehur: “E keni seriozisht domethënë?! Ka dalë në modë kjo pyetje apo si?”

Moderatorja është munduar që të tregohet e rezervuar përsa i përket jetës së saj private dhe të mos zbulojë shumë detaje.

Pak kohë më parë, ajo i dha fund lidhjes disavjeçare me juristin Arbër Myftari.

Në një intervistë së fundmi, Nevina Shtylla është shprehur se preferon që ta mbajë jetën e saj më shumë private, pasi është abuzuar me të.

“Është një pjesë e jetës sime që preferoj ta mbaj personale dhe private. Jam treguar e hapur, kam shprehur që kam qenë në një marrëdhënie dhe isha komode. Për sa kohë që jam tërhequr në atë që kam thënë në ekran normal që jam penduar. Tashmë nuk kam ndërmend të them asgjë.

Nuk prish punë sinqeriteti im. Problemi është tek abuzimi që bëhet më pas, edhe kur jap material, edhe kur ofroj diçka përveç anës profesionale që e kam detyrim ti qëndroj strikt dhe të tregoj më tepër, ana private është diçka që e kam në dorë unë. Në momentin që tregoj diçka, nuk ka nevojë të abuzohet më shumë. Kur abuzohet, e mbyllim edhe rrimë,”– tha moderatorja e ftuar në “Wake Up”.

/Panoramaplus.al