“Nëse kjo situatë do zgjasë, futbollistët shqiptarë nuk kanë me cfarë të ushqehen sepse nuk paguhen”, Andi Lila ngre alarmin…

Ish futbollisti i kombëtares Shqiptare Andi Lila, ishte i ftuar në një lidhje me skype, në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, ku ka rrëfyer si është gjendur në këto ditë të vështira në izolim dhe se si po i kalon ai dhe familja e tij. Lila ngriti shqetësimin e mungesës së pagesave për futbollistët nga presidentët e klubeve dhe nëse situate e izolimit do të zgjasë, ata nuk kanë me cfarë të ushqehen.

“Është një periudhë shumë e vështirë për futbollin shqiptar. Kam pasur telefonata nga disa futbollistë, diskutohet që paguhen mire, por jam i shqetësuar sepse presidentët nuk kanë kryer pagesat për ta. Nëse kjo situatë do zgjasë më shumë po ata me çfarë do jetojnë? Kemi bërë një grup në ëhatsapp me disa prej futbollistëve të kampionatit shqiptar dhe aty diskutojmë edhe më pas ata po i përcjellin tek skuadrat e tyre. Ne po punojmë për të dalë me një deklaratë që futbollistët mos të lihen pas dore. Është një situatë e vështirë”- ka përfunduar Andi Lila.

I karantinuar prej dy javësh në shtëpi së bashku me familjen e tij Andi Lila me humor u shpreh se pasi kjo situatë të mbarojë do t’I duhet të rimodelojë shtëpinë, pasi vajza e tij 1 vjec e gjysmë nuk lë dy gurë bashkë.