Në postimin e fundit të Armaldos gjithë vëmendjen e mori komenti i Luizit

Dyshja Luiz Ejlli-Armaldo Kllogjeri ishte një nga më simpatiket të këtij “Big Brother VIP”.

Momentet mes tyre kanë shkaktuar shumë të qeshura e janë bërë virale. E duket se momente të tilla do kemi edhe pas përfundimit të spektaklit, por në rrjetet sociale.

Maestro ka publikuar së fundmi në Instagram disa foto ku shihet duke luajtur shah. Krah postimit ai shkruan: “Fito me elegancë, humb me dinjitet.”

Dhe nuk ka munguar një batutë tipike nga Luizi që i shkruan “Ose mos luaj fare kur nuk di.” Koment i cili ka shkaktuar shumë të qeshura, mes të tjerve edhe tek Arbana.

Me humor Armaldo i shkruan “Do të marrësh vëmendje edhe jashtë nga unë o burr i dheut?”

Në fakt duket se Luizi i ka marrë ‘likes’ Maestros sepse deri tani komenti i tij ka mbi 12 mijë pëlqime, kurse postimi Armaldos 8 mijë, sikurse kanë vënë re edhe komentuesit në sektorin e komenteve.