Në helikopter me Capital T, zbulohet identiteti i Miss-it

Nga publikimi i imazheve të fundit në profilin e tij në Instagram, e kuptuam që ai po xhiron klipin e një kënge të re, e cila ka të bëjë me dashurinë. I pozicionuar në një helikopter, reperi Capital T u shfaq pranë një vajze tejet të bukur e madhe me të po shtrëngonte edhe duart. Imazhet që lansoi e bënë lëmsh internetin e fansat e tij filluan aludimet në është vajza në fjalë e dashura apo vetëm një vajzë që merr pjesë në klipin e reperit. Sigurisht, është një modele identitetin e të cilës e ka zbuluar Prive. Vajza në fjalë është ish- Miss Mali i Zi dhe quhet Marija Kolinovic, e cila ka publikuar edhe një seri fotografish me Kapon në Instagramin e saj.