Ndeshja që i kushtoi jetën/ Andres Escobar, mbrojtësi kolumbian që u vra për autogolin e shënuar në Kupën e Botës

Përktheu dhe përshtati: Hergi Llupi

Kupa e Botës është eventi më i madh sportiv. Çdo katër vjet, bota shikon se si 32 ekipe luftojnë gjatë një muaji për t’u shpallur kombëtarja më e mirë në botë. Në vitin 1994, vetëm 24 ekipe konkurruan, hera e fundit që do të ndodhte para zgjerimit të saj në vitin 1998. Andres Escobar dhe Kolumbia e tij ishin një nga 24 kombet me fat.

SHBA priti Kupën e Botës për herë të parë në vitin 1994. Andres Escobar dhe ekipi i tij kolumbian ishin pjesë e Grupit A me SHBA, Zvicrën dhe Rumaninë. Pritshmëritë ishin të mëdha pasi Kolumbia kishte humbur vetëm një herë në 26 ndeshje që hynë në Kupën e Botës. Ndeshja e parë e Kolumbisë u zhvillua kundër Rumanisë më 18 qershor 1994, por ata humbën me rezultatin 3-1 dhe kjo do të thoshte se ndeshja e 22 qershorit kudnër SHBA-së duhet të ishte një fitore e domosdoshme.

SHBA kishte barazuar ndeshjen e parë të Kupës së Botës me rezultatin 1-1 ndaj Zvicrës. Në atë kohë, dy skuadrat e para nga secili prej gjashtë grupeve kaluan në fazën eliminatore, ashtu si edhe katër vendet e treta. Pra, kjo duhej të ishte një fitore e domosdoshme për Escobar dhe Kolumbinë.

Escobar kishte qenë një mbrojtës i rëndësishëm gjatë gjithë karrierës së tij. nuk ishte detyra e tij të shënonte gola, por të mbante skuadrën në lojë dhe të mbronte. Por më 22 qershor 1994, ai shënoi, por në portën e gabuar, duke i bërë autogol kombit të tij.

Në minutën e 34-të të pjesës së parë, me rezultatin e barabartë 0-0, mesfushori i SHBA-së, John Harkes tentoi një korsim nga krahu i majtë në zonë. Andres Escobar u hodh për ta larguar topin nga zona, por ai devijim rezultoi duke e dërguar topin në rrjetën e tij, duke i dhënë epërsinë SHBA-së me rezultatin 1-0 dhe në përfundim, Kolumbia u mposht me shifrat 2-1 dhe në fund, latinët u eliminuan nga grupet.

Pas këtij eliminimi nga Kupa e Botës, Escobar u kthye në vendin e tij. pas kthimit të tij, ai shkroi një deklaratë e cila u publikua nga një gazetë në Bogota.

“Jeta nuk mbaron këtu. Ne duhet të vazhdojmë. Jeta nuk mund të përfundojë këtu. Pavarësisht se sa e vështirë, ne duhet të ngrihemi në këmbë. Ne kemi vetëm dy mundësi: ose të lejojmë zemërimin të na paralizojë dhe dhuna vazhdon, ose t’i kapërcejmë dhe të përpiqemi të ndihmojmë të tjerët. Është zgjedhja jonë. Le të ruajmë respektin. Përshëndetjet e mia më të ngrohta për të gjithë. Ka qenë një përvojë shumë e mahnitshme dhe e rrallë. Së shpejti do të shihemi sërish sepse jeta nuk mbaron këtu”, ishte mesazhi i Escobar.

Më 1 korrik të vitit 1994, Andres Escobar vendosi të dilte në mbrëmje me miqtë e tij në Medelin, në një bar. Rreth orës 3 të mëngjesit të 2 korrikut, Escobar ishte i vetëm në parking. Një grup personash iu afruan dhe e qëlluan gjashtë herë me armë duke e lënë të vdekur. Më vonë, të agresorët u zbuluan dhe ishin pjesë e një kartele droge famëkeqe në Medelin.

Sipas dëshmive, autorët goditën gjashtë herë me armë në drejtim të trupit të tij, dhe gjithashtu pas çdo plumbi, bërtisnin “gol”, duke i rikujtuar skenën e autogolit që nuk mund të përtypej lehtë nga kolumbianët, pasi me të gjitha gjasat, bastet dhe paraja kishte hyrë në mes./h.ll/abcnews.al