Ndërpriten xhirimet e serialit të ri turk, aktorët dalin me koronavirus

Seriali i ri turk “Ask 101” ka patur shumë sukses në Turqi dhe është pëlqyer nga publiku.

Mirëpo një e papritur ka ndodhur pasi tre aktorë kanë rezultuar pozitiv. Kjo ka bërë shkak që të ndërpriten xhirimet e serialit.

Aktorët e infektuar me Covid-19 janë Kubilay Aka, Alina Boz dhe Ipek Filiz Yazici. Të tre aktorët janë karantinuar. Kubilay të cilin e njohim edhe si “Xhelasun” nga “Çukur”, postoi një status në Twitter ku shkruante: “Mos u shqetësoni, ky covidi nuk e di me kë ka të bëjë”.

Ndërsa Alina postoi një status në Instagram ku tregonte se është mirë nga gjendja shëndetësore. Po ashtu edhe Ipek tregoi se është karantinuar dhe po ruan distancën nga familjarët e saj.