“Na keni çarë mitrën”/ Zhaklina Lekatari habit me deklaratën e saj. Ja kujt i drejtohet ish-opinionistja (Video)

Zhaklin Lektatari është një ndër emrat më të komentuar së fundmi në rrjet dhekjo pas pjesëmarrjesë saj si opinionistje në edicionin e dytë të Big Brother VIP.

Gazetarja ka marrë komente nga më të ndryshmet në rrjet rreth opinioneve të saj ndaj që jepte për banorët, ku ato herë mbështeteshin nga ndjekësit e herë kritikoheshin.

Së fundmi Zhaku ka qenë e ftuar në Podcastin e ish-banorit të BBV, Gerti Koxha ku ky i fundit i ka kërkuar të shpjegonte kuptimin e bluzës që kishte veshur ku dukej mitra e vizatuar me një sëpatë që po e pret në mes. Ish-opinionistja tha se kjo bluzë i drejtohet të gjithë atyre që “ i çajnë mitrën” duke përfshirë kështu meshkuj dhe femra.

Pjesë nga biseda:

Gerti: Dua të ma komentosh pak bluzën

Zhaklina: Po bluzën e kam bërë vetë edhe kam shkrua “Na keni ça Mitrën”

Gerti: Po kujt i drejtohet kjo që ke shkruar

Zhaklina: Atyre qe na e çajnë qafën e mitrës dite për ditë edhe gratë por edhe burrat