Moment i sikletshëm – Adi Krasta ia vë stilolapsin në mes të gjoksit Arilena Arës në transmetim live

Adi Krasta momentalisht është i angazhuar në jurinë e programit “X Factor”.

Ai është në panel së bashku me këngëtaren Elhaida Dani, Young Zerkën si dhe me Arilena Arën.

Këtë të fundit e ka vënë në një moment në siklet teksa ishin së bashku në spektakël.

Teksa nuk u pajtuan për dy konkurrentë, ai bëri një veprim duke ia vënë stilolapsin në mes të gjoksit.

Videoja është bërë virale gjithandej në mediat shqiptare, pasi nuk pritej ky gjest.

Foto: Screenshot/TV Klan

“Po stilolapsin pse aty, ç’pate”, iu drejtua moderatorja e këtij programi, Alketa Vejsiu.

Kjo situatë shkaktoi të qeshura në skenë si dhe te publiku. /Telegrafi/