Miriam Cani kujton të ëmën: “Më mungon në çdo frymëmarrje”

Këngëtarja Miriam Cani humbi nënën e saj si sot 12 vite më parë. Për ta kujtuar, ajo zgjodhi të publikojë një foto bardhë e zi të nënës duke i dedikuar fjalë zemre:

“Sot u bënë 12 vite pa ty mami. Më mungon në çdo frymëmarrje”.

Kohë më parë gjatë një interviste teksa fliste për humbjen e nënës, Miriam ka thënë se është një dhimbje që nuk largohet kurrë. Ti mësohesh të jetosh me të.

Edhe sot na tregoi që i mungon shumë, e ndoshta tani që është vetë nënë akoma më tepër. /News31