“Miran” nis pushimet me të fejuarën, aktori turk fotografohet në momente intime në det

Aktori turk Akin Akinozu, tashmë shumë i njohur në vendin tonë me rolin e “Miranit” në serialin “Hercai”, ka gjetur më në fund pak kohë të lirë për të pushuar.

Aktori ndodhet në Bodrum me të fejuarën e tij Sandra. Çifti nuk i shpëtuan dot paparacëve të cilët i fotografuan edhe në momente intime.

Akin u shfaq duke puthur e përqafuar të fejuarën teksa shijonin detin e rrezet e diellit. Ata dukeshin shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Çifti shoqërohet edhe nga disa miq. Pas pushimeve, Akin do i rikthehet xhirimeve të serialit “Hercai” i cili në shtator nis me sezonin e ri.

revistawho.com