Milaim Zeka kthehet me emision, kjo është bukuroshja që do ta ketë përkrah

Gazetari Milaim Zeka po vjen me një projekt të ri televiziv.

Kur themi projekt televiziv, nuk e kemi fjalën për programin ‘Pa Rrotlla’ apo diçka të ngjashme por për një spektakël familjar.

Ai do të sjellë të dielave në MCN TV në Tiranë programin ‘Ne jemi një’.

Zeka nuk do të jetë vetëm por krah bukuroshes Fioralba Dizdari, Miss Universe Albania 2013 e cila për një periudhë të gjatë ishte prezantuese e motit.

I pyetur mbi programin, Zeka para nisjes së tij është shprehur:

‘Ne do të sjellim figura të shumta nga të gjitha trojet shqiptare. Ne do të jemi një dhe do të jemi ndryshe ne emision. Pa tendencë për klikime, do jemi shou i shikimeve familjare e jo i klikimeve. Do të ftojmë vip që vërtetë janë vip, do sjellim batuta, toponime, do të sjellin eksperiencat e të dyja anëve të shtetit, do bëjmë promovim të turizmit, bizneseve, që të vijnë nga jashtë të shohin këtë vend të bukur.’

Ky format zë vend në prime-time, me fillim nga ora 21:00. /Prive.al