Mike Hassini kapet me lëndë narkotike! Ja sa vite burg rrezikon aktori i njohur i “Towie”

Aktori i njohur, Mike Hassini, akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike, pasi Policia gjeti një sasi të konsiderueshme në jastëkun e të dashurës së tij miliardere.

Policia kontrolloi vilën ku ai jetonte me Jess Milford, 26 vjeç, vajzën e një milioneri që merret me tregtimin e naftës.

Ylli i “Towie”, 26 vjeç u arrestua më 16 prill në Emerson Park, Essex, pasi dyshohet se u kap me kokainë dhe tashmë është në paraburgim në burgun “Pentonville”, shkruan “Daily Mail”.

Ai akuzohet për “furnizim me kokainë” dhe “komplot për të zotëruar pronë kriminale”, sipas një zëdhënësi të Policisë Metropolitane.

Ai u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës në Narkingside më 19 prill, dhe u la në paraburgim për të zhvilluar më pas një seancë tjetër në Gjykatën e Qarkut Snaresbrook më 17 maj.

Mike u arrestua bashkë me një burrë tjetër, Gery Michael Bear, 23 vjeç, mbi të cilin rëndojnë të njëjtat akuza.

Aktori mund të dënohet me 14 vite burg nëse shpallet fajtor për veprat penale.