Mesazhi emocionues i Jessie J pak para ardhjes në jetë të djalit të saj!

Jessie J ka ndarë së fundmi me fansat e saj emocionet përpara ardhjes në jetë së foshnjës së saj. Këngëtarja, e cila është shtatzënë me fëmijën e saj të parë, ka shkruar një mesazh emocionues në Instagram për nder të Ditës së Nënës në Britani të Madhe.

Ti…Faleminderit që erdhe tek unë. Faleminderit që më besove që trupi im mund të të mbajë të sigurt. Faleminderit që më ke dhuruar përvojën më të veçantë deri tani dhe me rolin më të rëndësishëm që do të luaj ndonjëherë në gjithë jetën time. Të dua aq shumë sa më merr mendjen se kjo është e vërtetë. Unë jam e jotja përgjithmonë, biri im. Mezi pres të të takoj. Dhe ta shoh këtë buzëqeshje në jetën reale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jessie J (@jessiej)

Më pas, ajo mori një moment për të lavdëruar babanë e fëmijës së saj:

Unë e dua shumë babin tënd, ti nuk do të ishe tani në rrugën tënde pa të. Ai është njeriu më i durueshëm, i qetë dhe i bukur. Do ta duash kur ta takosh.

Në fund të postimit të saj, Xhesi është shprehur se çfarë do të thotë kjo festë për të.

Ndihem kaq e emocionuar pasi çdo ditë e nënës para kësaj ka qenë kaq e ndryshme. E di dhimbjen që po ndiejnë kaq shumë njerëz sot dhe po ju mbaj në zemrën time.

Së bashku me mesazhin e saj, artistja e nominuar për Grammy ndau një foto me thënien: “Të dua dhe dua të jem versioni më i mirë për ty“. Ajo postoi gjithashtu një video të saj duke performuar këngën e saj “Sunflower”.

Jessie njoftoi shtatzëninë e saj në janar, pak më shumë se një vit pasi ajo tregoi se kishte pësuar një abort. Që atëherë, Jessie ka vazhduar t’u japë fansave një pamje të shkurtër të rrugës së saj drejt mëmësisë, duke ndarë foto me barkun e saj të rrumbullakosur në rrjetet sociale.

Top Albania Radio