Mes divorcit të bujshëm, Britney Spears shfaqet krah një mashkulli misterioz

Britney Spears u përpoq mos të binte në sy teksa darkoi natën vonë në Thousand Oaks, Kaliforni këtë fundjavë.

Ylli 41-vjeçar i muzikës pop, e cila është në mes të divorcit nga Sam Asghari, nuk ishte vetëm në këtë mbrëmje.

Ajo u shoqërua nga një burrë i gjatë misterioz me flokë të errëta – i cili dukej i ngjashëm me një burrë me të cilin u pa në fillim të kësaj jave.

Kjo vjen pasi TMZ raportoi se këngëtarja ka ‘punësuar dy anëtarë të rinj të stafit’ për të punuar në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Sipas TMZ, artistja ka punësuar një personel me përvojë profesionale mjekësore.

Përgjegjësitë e atij personi supozohet se përfshijnë një gamë të gjerë detyrash, të tilla si sigurimi që Britney të ruajë shëndetin e saj dhe të marrë ilaçet e saj me rregull.

Gjithsesi, nuk dihet me siguri se kush është mashkulli misterioz krah saj.