Me urimin për ditëlindje, Rike Roçi konfirmon lidhjen me boksierin shqiptar

Prej disa kohësh, ish-banorja e shumë përfolur e Big Brother, Rike Roçi, diskutohej për një lidhje të mundshme me boksierin shqiptar, Kristian Prenga.

Përveç hamendësimeve dhe burimeve për media të ndryshme, për romancën e mundshme mes tyre u shtuan dyshimet kur postuan foto nga i njejti vend në fillim të 2020-ës. Të gjithë e dimë se ç’do të thotë kjo, kur bëhet fjalë për çifte të showbiz-it që kemi kuriozitet t’i zbulojmë.

Megjithatë, nuk është më nevoja të kërkojmë më për të dhëna, sepse ka qenë vetë Rike që ka konfirmuar lidhjen me Prengën, me anë të urimit që i ka bërë sot për ditëlindje. Në postimin në Instagram, ku ata shfaqen të dy në një udhëtim të tyre, ajo shkruan ndër të tjera se Kristian është njeriu me zemrën më të madhe që ka njohur dhe i uron lumturi pa fund.

Rike-2

Në fund siç e shihni me frazën “Ta du shpirtin!”, kështu që për çfarë keni nevojë më shumë. Shumë urime për Kristianin dhe nga ne, me sa më shumë suksese në boks dhe në dashuri ! /Blitz.al/