Më në fund! Shpat Kasapi prezanton të dashurën dhe i bën një premtim publik

Në mbishkrimin e një prej fotografive në llogarinë e tij, këngëtari nga Maqedonia i ka bërë një premtim vajzës që ia ka rrëmbyer zemrën.

Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi ka ndarë me ndjekësit në Instagram një fotografi të të dashurës së tij, Selvije Jao.

Çifti kanë pozuar së bashku, ku shfaqen mjaft të lumtur dhe të dashuruar në krahët e njëri-tjetrit.

Në mbishkrimin e një prej fotografive në llogarinë e tij, këngëtari nga Maqedonia i ka bërë një premtim vajzës që ia ka rrëmbyer zemrën.

Unë premtoj ta trajtoj zemrën tënde me kujdes dhe ta çmoj me dashuri”, ka shkruar Shpat Kasapi në Instagram.

Shpat Kasapi, është këngëtar mjaft i pëlqyer nga publiku shqiptar.

(kle.mu./dosja.al)