Më i miri i dekadës, Messi thyen Kristiano Ronaldon. Në podium edhe… Iniesta

Lionel Mesi është shpallur futbollisti më i mirë i dekadës sipas IFFHS, Institutit të Statistikave të Futbollit.

Kapiteni i Barcelonës është renditur i pari në një listë me 10 kampionë për arritjet që ka pasur nga viti 2011 deri në vitin 2020. Sigurisht që rivalitetin më të madh e ka pasur me Kristiano Ronaldon, por ka arritur që ta lërë në vendin e dytë.

Në treshe është përfshirë ish-kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta. Pas “podiumit” renditen edhe Nejmar dhe Serxho Ramos. Në listën për më të mirët e dekadës ka vend për futbollistë si Nojer, Levandovski, Bufon, Ibrahimoviç dhe Luka Modriç.

PANORAMASPORT.AL