Me foton më të ëmbël, Romeo konfirmon romancën me Jonida Maliqin

Pak ditë më parë, Jonida Maliqi postoi një foto brenda ambienteve të Tring. U aludua se kjo ishte një shenjë që Maliqi do të ishte pjesë e jurisë së formatit më të ri të Bora Zemanit.

Jon-2

Ende pa një konfirmim nga këngëtarja apo moderatorja, sot na surprizon një tjetër postim, këtë herë nga Romeo Veshaj. Veshur me të zeza, duke iu përshtatur më së miri Maliqit, Veshaj ka pozuar krah artistes, teksa tërheq vëmendjen me përshkrimin: “Misioni i Mundur 9”, shoqëruar kjo me ikonën e një zemre.

Nuk ka munguar as komenti i Jonidës, e cila i ka shprehur dashurinë Romeos në po të njejtën mënyrë, duke na lënë të kuptojmë që, ndonëse pa një konfirmim zyrtar, ata janë ndër çiftet e reja të showbizit shqiptar.

Jon-3

Mbrëmja e djeshme i ka gjetur Jonidën dhe Romeon në një nga eventet e organizuara në kryeqytet, ku  kanë qenë të shumta fotot e videot të postuara nga ata vetë, por dhe miqtë e tyre. Shkojnë vërtetë shumë sëbashku!

Jon-4

News31.al