Masakroi të ëmën me thikë, arrestohet gazetari në SHBA

Një gazetar sporti është arrestuar në SHBA, pasi akuzohet se ka vrarë nënën e tij me thikë.

I dyshuari u identifikua si Nicholas Roth, 41 vjeç, i cili punonte me gjysmë orari në kompaninë “Bay Area News Group”, botuese e gazetave “East Bay Times”, “Mercury Neës” dhe disa të tjerave.

Nëna e tij, Darlene Roth, 74 vjeçe, e telefonoi policinë të hënën për të raportuar se është dëmtuar me thikë. Ekipi emergjent i ofroi ndihmë asaj, kur arriti në vendin e ngjarjes, por e moshuara vdiq pas dërgimit në spital, thuhet në një deklaratë të policisë.
Dokumentet e akuzës thonë se i dyshuari përdori një thikë gjatë sulmit. Nuk është raportuar menjëherë për motivin e mundshëm, shkruan Fox News.

Policia e gjeti në vendin e ngjarjes të dyshuarin, e arrestoi dhe e akuzoi për vrasje dhe abuzim të të moshuarve me pasojë vdekjen, raportoi “East Bay times”.