Martohet Kledi Kadiu, miku i ngushtë zbulon momente nga ceremonia në Itali

Balerini i njohur shqiptar Kledi Kadiu, mbrëmjen e djeshme e djeshme kurorëzoi dashurinë e tij në martesë. Kledi Kadiu prej kohësh është në një marrëdhënie me Charlotte Lazzari, një balerinë franceze me të cilën ka dhe një vajzë, Lean. Copëza nga ceremonia e dasmës madhështore që u zhvillua buzë liqenit të Braçianos, i postoi në Instagram miku i tij i ngushtë, balerini me famë në Itali, Ilir Shaqiri. Në dasmë nuk munguan as të ftuarit e tjerë VIP si; Anbeta Toromani, Dorian Grori, balerina italiane Rosella Brescia, të cilët ishin pjesë e dasmës së kolegut të tyre, një ceremoni plot klas dhe elegancë.