Marina nuk ndalon më tani: Pas Margetit, fëmijë të dytë, të tretë, të katërt

E keni parasysh atë përgjigjen e famshme që japin nënat e reja kur i pyesin nëse po mendojnë për fëmijë të dytë? Me të drejtë disa shprehen se duan të shijojnë fëmijën e parë ose nuk e përballojnë dot një fëmijë të dytë kaq shpejt. Por për Marina Vjollcën nuk ndodh kjo. Moderatorja po mendon fëmijën e dytë, të tretë e të katërt.

“Fëmijë të dytë, të tretë, të katërt, nuk ndaloj unë tani, kuptova që i menaxhoj mirë të gjitha punët”, tha Marina për T7.

Marget duket fëmijë kaq i mbarë sa Marina nuk shprehet aspak e lodhur që po e rrit vetë, siç ka treguar në intervista. Përkundrazi ajo thotë se po e menaxhon shumë mirë mëmësinë teksa Margetin ka raste e merr edhe në prova.