Maluma është bërë baba? Ja çfarë fshihet pas fotos ku shfaqet me një foshnjë të porsalindur në krahë

Maluma sapo krijoi shumë zhurmë në rrjetet sociale për shkak të publikimit të një fotoje, ku shfaqet me një foshnjë të porsalindur në krahë.

Në foton e publikuar në Instagram, këngëtari kolumbian duket një baba shumë tërheqës.

Por, nëpërmjet përshkrimit krahas fotos ai ka zbuluar se nuk është fëmija i tij, por i dy miqve, të cilët janë edhe dy artistë me famë botërore: Luisa Fernanda dhe Pipe Bueno.

Maluma ka zbuluar po ashtu se është kumbar i të voglit, teksa i ka drejtuar fansave pyetjen se si duket ai si baba.

Aktualisht, këngëtari me famë botërore është në një lidhje me Susana Gomez, e cila nuk është e famshme si partneri i saj.