Maestro Deas: S’je vajzë për Amosin, është më i zgjuar se ty

Maestro ka biseduar me Dean dhe Amosin për marrëdhënien mes tyre duke u shprehur se ata nuk janë për njëri-tjetrin. Maestro iu drejtua Deas duke i thënë se Amos është më i zgjuar se ajo dhe se kërkon një vajzë rebele.

Biseda mes tyre:

Maestro: Unë mendoj që ti nuk je një vajzë për Amosin sepse Amosi do një vajzë pak më rebele

Dea: Më shumë se kaq?

Maestro: Ti nuk je rebele. Natyrë më të qetë se ty nuk ka. Ti shikon gjërat e tua, je e qetë. Amos nuk kërkon të debatojë me qetësi, kërkon dikë me impulsivitet. Amos është artist, artisti e ka në natyrë këtë. Ndoshta nuk do që të prishi atë Barbin që ti je dhe është gjithë kohës i qetë me të. Mbase ja jep dhe ti këtë qetësi, por do vijë një moment që do kërkojë debat. Amos është gjithmonë superior në diskutimet që bën me ty. Ta them troç? Është më i zgjuar se ty!

Dea: Pse?

Maestro: Nuk doja ta thoja, por ti ma kërkove mendimin. Amosi me ty është 10 hapa para. Sa fillon debati, Amos e di se ku do dalësh ti.

Dea: Maestro ti s’pakse fare vlerësim për mua.

Maestro: Jo, e ke shumë gabim. Këtu nuk ishte çështje vlerësimi.

Dea: Ti vlerësim po bën, po thua që ai është shumë herë më i zgjuar se unë. Po më vë në shkallë krahasimore me mençurinë e atij. Unë qenkam budallaqe!

Maestro: Joo, e ke shumë gabim. Nëse ti e more kështu të kërkoj ndjesë!

Dea: Ma shpjego që ta kuptoj dhe unë tamam, mos keqkuptohem. Në çfarë është 10 hapa para meje se po mua po më nxjerr budallaqe.

Maestro: Amosin gjithmonë e kam parë që ka diskutuar, argumentuar, ka shpjeguar një temë, një debat dhe më ka lënë përshtypje mbresëlënëse. Edhe ti ke folur, por jo ashtu si Amosi. Ka pak diferencë.

Amos: Po thua që kam më shumë elokuencë?

Maestro: Çdo gjë që e ke më shumë. Jam i bindur që je më i mençur se ajo, më i lexuar, më i zgjuar dhe e ke çdo gjë nën kontroll se ajo.

Dea: Po më i bukur?

Maestro: Më e bukur je ti!

Dea: Prandaj jam budallaqe se jam e bukur. S’më është dashur t’i bëj gjërat në jetë që të zhvilloj inteligjencën.

Maestro: Pse e merr në këtë kuptim? Se po më bën të ndihem keq kur thua budallaqe. Mbase e ekzagjerova që thashë 10 hapa para, por është e dukshme. Do s’do ti ta pranosh!

Dea: Po ai ka thinja, duhet të ishte më i pjekur se unë se s’ka si të jetë ndryshe.