Luljeta! Rrëfimi i gazetares për vajzën që u gjet e vrarë pranë Urës së Dajlanit: Kohët e fundit më shumë zvarritej se ecte, i shuan çdo gjë njerëzore

Nga Anila Hoxha

Luljeta Preza!

32 vjece. Me një jetë të tmerrshme.

E vetmja pasuri e saj, trupi. Që ja blinin poshte urës së Dajlanit burrat e orëve te vona. Kacidhe që i përdorte me pas për drogë dhe ushqim rruge. Një copë kartoni ish streha e saj shtruar mes dheut dhe gjymtyrëve që muajt e fundit po e linin. Lëvizte këmba doras së fundmi, më shumë zvarritej se sa ngulte këmbët. Thoshte që e kishin përplasur me makinë. Nuk shkoi kurrë në spital. Njëherë vodhi portofolin e njërit prej klientëve, u bë zhurmë e madhe.

Të gjithë e shfrytëzuan, jo vetëm tutori; një maskara në periferi që e rrihte duke kërkuar shumë e më shumë derisa i shoi çdo gjë njerëzore. Një tjetër e një tjetër që vetëm ndryshonte emrin e fytyrën nga ai maskarai .

Atje tek Ura e Dajlanit, ajo një grua e destinuar për të jetuar sa në barake, e sa në mes të katër rrugëve.

E destinuar për tu bërë ose lypëse, ose shiteëe trupi.

Gratë si ajo thuajse nuk egzistojnë. Kur udhëton drejt jugut apo kalon atje do ti shikosh tek ecin aq dukshëm të shkatërruara, aq dukshëm duke jetuar në mes të një asgjëje të madhe. Zero shanse për tu ringritur.

Për gra si ajo që ju shiten në fakt burrave, vrasja e tyre po nga nje dorë e tillë, është një krim që ka kohë që ka ndodhur.

Për gratë si ajo te thonë me çudi “ po më pyet për jeten e një prostitute ????” .

E qëlluan me dy thika ne brinjë, ja lanë aty në baltë vdekjes që mbase ajo e priste.

Për ironi quhen Luljeta. Sa emër të bukur që kishte!