‘Love Story’, 4 protagonistët në fron zgjedhin takimet e para

Momenti më kulminant i natës së parë të ‘Love Story 2’ ishte zgjedhja e takimit nga 4 protagonistët në fron. Cilin do të ftojnë këtë javë në takim Kristi dhe Xhoni? Po Dead he Daniela, dy bukuroshet protagoniste që presin të gjëjnë dashurinë? Cili ka qenë shkëndija e parë?

Kristi bëri zgjedhjen e tij duke i dhuruar trëndafilin vajzës që i përcolli emocion, pikërisht Kristit.

“Takimet ishin tepër të vështira, por njëra nga këto vajza më dha një lloj emocioni që të tjerat nuk e përcollën dot. Për këtë unë në datë zgjedh Kristin”.

Për Xhonin ka qenë një zgjedhje e vështirë, por ka bërë zgjedhjen duke i dhuruar trëndafilin Selmës: “Ka qenë shumë e vështirë, ka qenë një zgjedhje shumë e vështië, por unë zgjedh Selmën”.

Ndërsa Dea zgjodhi që trëndafilin t’ia dhuronte Reit: “Këtë trëndafil të parë do ia jap një djali për ta sfiduar. Ky trëndafil shkon për Rein”.

Danjelën e bëri për vete Franku që në takimin e parë, prandaj dhe trëndafili i saj shkoi për të: “Për mua nuk ishte aspak e vështirë, sepse që në takimin e parë djali që më ka bërë për vete ka qenë Franku, prandaj do të doja që të shkonte për të”.