Lorik Cana vendos papritur të prezantojë ish të dashurën m’u në mes të ‘Instagramit’

Loriku zgjodhi ngjyrat perfekte për të tërhequr vëmendjen dhe si asnjëherë tjetër trembi ndjekësit e tij, por jo vetëm, me ca fjali. “Dua të ndaj diçka speciale me ju sot. Pash ish-in tim pas më shumë se 10 vitesh. E di sa e vështirë është ta them, mbase edhe e gabuar, por shumë kujtime dhe pasion më kthyen pas në kohë. Ajo është akoma shumë tërheqëse dhe një bukuroshe e vërtetë. Madje ka akoma një tatuazh me emrin tim. Shpresoj të të shoh një ditë. Më mungon”, shkruan Loriku.

Dhe kur të gjithë pritën të shohin në story-n pasardhës ndonjë reagim të Monikës, apo çfarëdo gjëje, Loriku na tregoi se ish e dashura është makina e tij e vjetër. Nuk dimë si mund të jetë inbox-i tij tani, por me gjasa i tejmbushur me reagime.

Tani që u prezantuat me ish-in e Lorikut, a nuk mendoni se i meriton këto fjalë?/revistawho.com