Lil Wayne, i fejuar me modelen australiane

Reperi Lil Wayne mund të jetë fejuar me La’Tecia Thomas, shkruan Rap Up.

Modelja australiane është parë me një unazë diamanti, e cila thuhet se iu dhurua nga reperi. Është e paqartë se kur mund të jenë fejuar, por Thomas ka nxitur thashethemet për lidhje përmes postimeve të saj në Instagramgjatë muajit tetor. Dyshja mund të jenë njohur në rrjete sociale, pasi t’i ketë shkruar Wayne, ngase në një intervistë, ai tha “Pashë dikë në TV dhe nuk dija si të kontaktoja me të. Takova një person shumë të veçantë”. Kjo do të ishte martesa e dytë e Lil Wayne, ngase ai ishte martuar më Toya Johnson gjatë periudhës 2004-2006. Përveç jetës private, Weezy është i angazhuar edhe rreth projekteve muzikore. Albumi i tij i ri pritet të dalë muajin tjetër.