Ledion Liço: Unë nuk e kam kompleks asnjë punë shpie, jam baba që ndihmoj

Ledion Liço nuk ka farë komplekse të shprehet se është burrë që bën punët e shtëpisë. I ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Goca dhe Gra’, ai u shpreh se është baba që bën punët e shtëpisë dhe mund të bëje çdo gjë.

Ai tha se në lidhje me punën alternohet të me bashkëshorten dhe mundohen që fëmijët të jenë gjithmonë me një nga prindërit.

“Unë kam një avantash, jam rritur nga ime më me time motër. E kam zbuluar gruan në të gjithë dimensionin e saj dhe sikur ti jepej çdo djali kjo mundësi qasja do të ishte ndryshe. Unë nuk e kam kompleks asnjë punë shpie. Jam baba që ndihmoj. Sara më tha me të drejtë ti më je pranë gjithmonë por nuk e kupton se çfarë ndodh brenda meje.

Në lidhje me punën angazhohemi me radhë, kompensohemi gjatë gjithë kohës. Kemi marrë ndihmë kur lindi Roman. Do gënjeja po të mos thoja se më lezeton kur nuk kam një njeri në shpi apo lexoj një libër, sikurse nuk e shijoj kur shtëpia është për një kohë të gjatë bosh. Nuk besoj se ka një vend të kulturuar që e bërtet leximin e librit. Shqiptarët janë natyra përjashtuese, duhet të jemi pranues.”

Top Channel