LAJM I FUNDIT: Kanye West ka tradhëtuar Kim Kardashian me Jeffree Star?

Lajmi i ditës sot ishte divorci i një prej çifteve më të famshëm të Hollywood-it, Kim Kardashian dhe Kanye West.

Ndonëse detaje rreth marrëdhënies së çiftit nuk u bënë të ditura, një teori e çuditshme po qakullon në Twitter, e cila ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Sipas tyre, Kanye West e ka tradhëtuar Kim Kardashian me make up artistin, Jeffree Star.

Këtë e ka bërë të ditur fillimisht, ylli i Tik Tok-ut Ava Lousie, e cila tregoi se lajmi nuk e kishte çuditur aspak pasi e dinte prej kohësh që West e tradhëtonte bashkëshorten me Jeffree-n.

PageSix shkruan se Kim vendosi të divorcohej nga Kanye kur mori vesh për udhëtimet e tij në Wyoming, vend ky në të cilin Jeffree ka udhëtuar shpesh kohët e fundit.

Louise nga ana tjetër tregon që miq të ngushtë të saj, avokatë që po merren me çështjen kanë prova për tradhëtinë e West.

Jo vetëm kaq, por një këngë e vjetër e Star thotë: “I bëra seks oral Kanye West, tani jam një nga vëllezërit e tij”.

As Kanye dhe as Jeffree nuk kanë reaguar lidhur me këto lajme, por nëse rezultojnë të vërteta e të konfirmuara zhurma do të ndihet për shumë kohë.