Kush është Sara? Bukuroshja shqiptare që ia bëri “8 me 2” Ledri Vulës

Ledri Vula është një nga këngëtarët shqiptarë më të pëlqyer nga femrat. Pamja, zëri, dhe stili i veshjes së Ledrit e ka bërë atë të adhuruar nga mijëra femra… të cilat padyshim janë bërë xheloze për të. Dje qarkulluan në media pamjet sesi Vula puthte partneren e tij Sara gjatë një koncerti të këngëtarit.

Por kush është vajza misterioze që ia “mblodhi” Ledri Vulës?

Ledri është përfolur për një sërë lidhjesh…por kurrë kaq gjatë. Që prej vitit 2017, në fokus të lajmeve është Sara Hoxha, vajza që s’ka lidhje me skenën…por tanimë është në çdo hap ku është Ledri.  Sara jeton në Bremen të Gjermanisë dhe ata janë njohur gjatë udhëtimeve të shumta të Ledrit atje.

Kohë më parë kur Ermal Fejzullahu festoi ditëlindjen, aty ishte dhe Ledri Vula me të dashurën e tij, Sara Hoxha. Deri tani Ledri në asnjë intervistë të tij nuk ka folur për të, por duke bërë të ditur se tashmë ai veçse ka gjetur “Princess Diana-n” e tij!

(F.g/dosja.al)