Kush e prezanton “Eurovision 2022”?

Laura Pausini, Mika dhe Alessandro Cattelan janë zyrtarizuar si emrat që do drejtojnë “Eurovision 2022”.

Emrat e dashur për publikun, të gjithë me karrierë mbi 10-vjeçare dhe drejtues të emisioneve prime-time në televizionet italiane.

Finalja e Eurovision do të jetë kulmi i një sezoni të paharrueshëm për Laura Pausinin, e cila u pa fillimisht në Golden Globes dhe më pas në Oscars.

Thashethemet për të tre yjet kanë qarkulluar prej muajsh dhe sipas, “Adkronos”, këngëtarja Laura dhe drejtuesi televiziv Alessandro i kanë nënshkruar kontratat e tyre prej kohësh, vonesë pati veç prej Mika.