“Kur një yll ngec në tualet”, Flori Mumajesi publikon videon epike të këngëtarit shqiptar

Kantautori i dashur për publikun shqiptar, Flori Muamjesi, së fundmi është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku me ndjekësit e tij ndan momente nga jeta profesionale por edhe përditshmëria.

Në një postim të bërë një ditë më parë, Flori zbulon se ishte mbledhur me disa prej kolegëve në studio, por jo për të punuar. Ata ishin takuar për qejf që të kalojnë kohë të bukur me njëri-tjetrin.

Flori-Mumajesi-2

Mes tyre ishte edhe këngëtari i njohur Ylli Limani, të cilin Flori e ka filmuar teksa ka ngecur brenda në tualet.

Në videon e publikuar në “Instagram” nga Flori, dëgjihet Ylli teksa bërtet i nervozuar. Ai i jep çelësin Florit poshtë derës që ta ndihmojë.

Pasi Flori e hap derën me shumë lehtësi, Ylli ka nisur të qeshë dhe e ka akuzuar këngëtarin se ai ia kishte punuar këtë rreng.

“Kur një yll ngec në WC. Në fund bëhet nervoz Ylli”,  shkruan Flori krahas videos të publikuar në profilin e tij në “Instagram”.