Kur do bëhet baba ME TË VËRTET Kivanç Tatlitug?

Turqit duan kaq shumë që Kivanç Tatlitug të bëhet baba sa çdo muaj mediat turke shkruajnë se bashkëshortja e aktorit është shtatzënë. Dhe sërish sot portalet turke janë pushtuar nga lajmi se Kivanç do të bëhet baba për herë të parë. Madje burime pranë çiftit tregojnë se Basak Dizer është në muajin e tretë të shtatzënisë.

Kivanç nuk ka reaguar pas këtyre lajmeve pasi mesa duket është lodhur duke i mohuar çdo herë. Por le të shpresojmë se kësaj rradhe lajmi të jetë i vërtetë.

Kujtojmë që Kivanç dhe Basak kanë 5 vite të martuar. Aktori është shumë i njohur në Shqipëri me rolet e tij në disa seriale si “Gymysh”, “Menekshe dhe Halil”, “Kuzej Gynej”, “Dashuri e ndaluar”, “Xhesuri dhe e bukura” etj.