Kuptimi i tatuazhit të Lori Hoxhës do prekë zemrat e të gjithë atyre që u mungon një person i rëndësishëm në jetë

Lori Hoxha u përgjigjet shpesh ndjekësve në rubrikën “Ask me a question” në Instagram. Këtë herë, ajo ka shpjeguar një nga tatuazhet që ka realizuar në pjesën e sipërme të bërryllit.

Një shkrim fin, por që vështirë se mund të lexohet nga fotot që Lori publikon herë pas here. Megjithatë, kurioziteti i ndjekësve ka shtyrë trashëgimtaren e Top Media të tregojë se çfarë mban të shkruar në krah. “Saudade – një nostalgji e vazhdueshme për dikë ose diçka që e ke dashur, por më pas e ke humbur, duke ditur se ajo diçka ose ai dikush nuk do të kthehen më; ‘dashuria që mbet’”, ka shkruar Lori, duke shkëputur një moment ku tatuazhi duket më qartë.

Një dedikim i tillë nuk mund t’i kushtohej askujt tjetër më shumë se sa babait të ndjerë të Lorit, me të cilin ajo ka patur lidhje të ngushtë. Në një nga videot e postuara në YouTube, trashëgimtarja e Top Media është shprehur se për shumë nga tatuazhet e realizuara është penduar. Por me siguri, ky nuk është një prej tyre… /News31