Kledi Kadiu bëhet baba për herë të dytë, zbulon emrin dhe foton e parë

Në prill të këtij viti, koreografi dhe balerini Kledi Kadiu, së bashku me bashkëshorten, Charlotte, dhe vajzën Lea, zbuluan se së shpejti do të shtoheshin me një djalë. “Familja jonë do zgjerohet. Në gusht do vijë një gëzim i ri. Jemi jashtëzakonisht të lumtur”, – shkruante Kledi dhe pas saj, edhe që Lea zbuloi gjininë e fëmijës që do të vinte së shpejti në jetë.

Sot, pritjes i erdhi fundi dhe fëmija i dytë i çiftit sapo ka përshëndetur botën.

Në një foto të dorës së vogëlushit, Kledi ka shënuar emrin dhe datën e lindjes duke e ndarë me të gjithë ndjekësit çastin e parë të ardhjes në jetë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kledi Kadiu (@kledi)

Gabriel është bekimi i dytë i familjes Kadiu, e cila tashmë është plotësuar në gjini. Urime për Kledin dhe Charlotte! Edhe Leas, e cila nga sot gëzon statusin e motrës së madhe.