Klea Huta publikon foto dhe të gjithë vëmendjen e merr barku i rrumbullakosur

Prej kohësh përflitet se moderatorja simpatike, Klea Huta dhe Elgit Doda janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të parë. Megjithatë, asnjëri nga të dy nuk e ka pranuar publikisht këtë lajm.

Së fundmi, Klea ka publikuar një foto ku shfaqet e mbështetur në karrige, me një bluze të gjerë dhe të gjithë vëmendjen e ka marrë barku i saj, i cili duket qartë që është mjaft i rrumbullakosur. Nuk dihet në çfarë muaji është Klea, por me siguri këtë do e bëjë të ditur në kohët në vazhdim.